Flash News

KRYESORE

Milani planifikon 6 largime, në listë Kessie dhe Paqueta

Milani planifikon 6 largime, në listë Kessie dhe Paqueta

Ka afrime, por ka edhe largime. Milani po i mendon të gjitha për merkaton. Transferimi i sulmuesit Ibrahimovic është lajmi që rikthen besimin te tifozët, por duhet një skuadër e qëndrueshme.

Planet duken të qarta. Borini është me një këmbë jashtë Milanit dhe pritet të shkojë te Genoa ose te Crystal Palace. Rebic mund të rikthehet tek Eintracht Frankfurt, pasi te "Djalli" nuk është bërë protagonist.

Mbrojtësi zviceran Rodriguez kërkohet nga Gattuso te Napoli, por ka një mundësi transferimi edhe në Turqi. Bashkë me të mund të largohet edhe Matteo Gabbia, nëse ndonjë klub paguan aq sa kërkon Milani.

Emrat më të bujshëm gjithashtu në listën e zezë të largimeve janë Paqueta dhe Kessie. Braziliani kërkohet nga PSG dhe kushton rreth 35 mln euro. Për mesfushorin afrikan kanë interes klube të ndryshme angleze.

Të fundit