Flash News

KRYESORE

Milani shtang tifozët, bën një postim drithërues për Ibrahimovic

Milani shtang tifozët, bën një postim drithërues për

Nuk ka më dyshime! Zlatan Ibrahimovic do të rikthehet në Serie A dhe skuadra e tij e radhës do të jetë Milani.

Klubi kuqezi thuajse e ka zyrtarizuar transferimin e suedezit në Milano. Me një postim në rrjetet sociale ku shkruhet "Iz coming", kuptohet me lehtësi se Zlatan po rikthehet te "Djalli". Përmendja e emrit nuk është e detyrueshme në kushte të tilla, pasi të gjithë e kanë kuptuar lajmin.

Kontrata e parë e Ibrës te Milani do të jetë e vlefshme deri në fund të sezonit dhe do të paguhet 3 mln euro. Më pas, nëse shënon numrin e golave të parashikuar, kontrata e tij do të rinovohet me një sezon.

Ibrahimovic, tashmë në fund të karrierës, u largua në dhjetor nga Los Angeles Galaxy. Më parë ai ka luajtur edhe në dy skuadra rivale të Milanit, Inter dhe Juventus. Mirë se vjen, kampion i lindur!

Të fundit