Flash News

KRYESORE

Milani ‘tradhëton’ Gattuson, gati pasardhësi

Milani ‘tradhëton’ Gattuson, gati pasardhësi

Ndonëse ekipi i Milanit po kalon një situatë pozitivë, veçanërisht në Serinë A, drejtuesit e klubit kuqezi duhet se nuk janë ende të bindur për t’i rinovuar kontratën trajnerit aktual, Gennaro Gattuso.

Sipas “Corriere del Mezzogriono” drejtuesit kuqezi janë të interesuar për të joshur trajnerin e Napolit, Mauricio Sarri.

“Djalli” do të ishte i gatshëm t’i ofronte teknikut 59-vjeçar rreth 3.6 euro në sezon. Tekniku italian ishte pranë marrëveshjes me Milanin në vitin 2015, pas largimit të Inzagit, por marrëveshja nuk u arrit. Ngelet për tu ndjekur me mjaft interes, zhvillimet e reja në lidhje me të ardhmen e trajnerit të Napolit.

Të fundit