Flash News

KRYESORE

Milani vuan edhe me Ibrën, nuk ka magji suedeze ndaj Sampit

Milani vuan edhe me Ibrën, nuk ka magji suedeze ndaj Sampit

Milani vazhdon të jetë në krizë dhe as Zlatan Ibrahimovic duket se nuk e shpëton dot. Kuqezinjtë sot barazuan pa gola në shtëpi në ndeshjen kundër Sampdorias. Kjo qe një thatësirë djegëse për tifozët kuqezi, të cilët kishin shumë pritshmëri për nisjen e fazës së dytë të kampionatit italian.

Suedezi nuk e nisi si titullar, por krijoi mjaft besim në stadium me zbritjen në fushë si zëvendësues. Ai dhe Leao  qenë krejtësisht të pafat dhe nuk krijuan dot shanse për t'i kthyer në gol. Kjo qe ndeshja e katërt radhazi pa fitore e Milanit në shtëpi.

Atalanta e nis vitin 2020 në të njëjtën mënyrë se si mbylli vitin e kaluar. Sërish fitore 5-0, kësaj radhe ndaj Parmës së Dermakut, i cili e ndoqi humbjen e shokëve të tij nga pankina.

Te pestë golat ishin shumë të bukur, teksa Gomez, Freuler dhe Gosens vulosën fitoren që në pjesën e parë. Slloveni Ilicic shënoi një dygolësh në pjesën e dytë për të vulosur triumfin me “manita”.

Të fundit