Flash News

KRYESORE

Milani zbarkon në Kosovë, ish-mesfushori i Kamzës i sfidon

Nesër në mbrëmje, publiku shqiptar në Kosovë do të ketë mundësi të shoh nga afër yjet e Milanit në stadiumin “Fadil Vokrri”. Kuqezinjtë do të luajnë kundër ekipit të Feronikelit; skuadra kampione në fuqi e kampionatit vendas.

Me këtë skuadër sapo është bashkuar ish-mesfushori i Kamëz, Argjend Malaj, i cili për mediat në Kosovë ka premtuar se do të japë maksimumin kundër kuqezinjve.

Me kampionët e Kosovës që e presin të emocionuar këtë duel, pasi përballë do të kenë emra si Donnarumma, Romagnoli, Calhanoglu apo Suso e Piatek, Milan ka zyrtarizuar edhe lojtarët që do të jenë në dispozicion të teknikut Marco Giampaolo. Bie në sy që për këtë duel do të jetë i gatshëm edhe djali i ish-legjendës së Italisë, Paolo Maldini.

Lista e plotë:

Portierët: Donnarumma G., Donnarumma A., Soncin.

Mbrojtësit: Calabria, Conti, Gabbia, Laxalt, Musacchio, Rodríguez, Romagnoli, Strinic.

Mesfushorët: Biglia, Bonaventura, Borini, Brescianini, Calhanoglu, Krunië, Paquetá, Maldini

Sulmuesit: André Silva, Castillejo, Leão, Piatek, Suso.

Organizatoret e miqësores kanë bërë të ditur se deri më tani janë shitur rreth 85 përqind e biletave.

Malaj kur luante me skuadren e Kamzes:

 

Të fundit