Flash News

KRYESORE

Milanin nuk e bind asnjë, kërkon një super bomber

Milanin nuk e bind asnjë, kërkon një super bomber

Piatek, Suso dhe Leao nuk e bindin Milanin me performancat e tyre. Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic mbetet objektivi kryesor për merkaton e janarit, por së fundmi po del në pah edhe emri i një bomberi tjetër.

Ai është Edinson Cavani. Sulmuesi uruguaian nuk gëzon më respektin e mëparshëm te PSG. Kontrata me klubin francez i përfundon në fund të këtij sezoni, ndërkohë që Mauro Icardi ka fituar terren në Paris.

Drejtuesit e "Djallit" janë gati të nisin tratativat për sulmuesin 32-vjeçar. Trajneri Pioli ka urgjentisht nevojë për një lojtar si ai.

Të fundit