Flash News

KRYESORE

Milano, arrestohet çifti shqiptar me 30 kg kokainë në makinë

Milano, arrestohet çifti shqiptar me 30 kg kokainë në

Raste të tjera të trafikut të drogës janë regjistruar edhe gjatë kësaj jave që shkoi. Lajme për arrestime shqiptarësh, trafik droge janë aq të shpeshta edhe në shtetin fqinj, saqë është e pamundur që të mos bien në sy. Së fundi, policia italiane ka vënë në pranga një çift shqiptarësh 37-vjeçarë në Milano këtë fundjavë, teksa në makinën e tyre BMW po transportonin një sasi kokaine, shkruan Milano Corriere.  Gjatë kontrollit rutinë të çiftit shqiptar, karabinierët kanë parë një nervozizëm të madh tek drejtuesi i mjetit.

Përpara kontrollit të imtësishëm, policia gjeti në çantën e gruas 1700 euro, dhe kur u pyet se nga kishin dalë këto para, ajo nuk bindi me justifikimin e saj.

Në makinën BMW X5 të çiftit shqiptar si të famshit “Bonnie e Clyde” u gjet një sasi prej 30 kilogramësh kokaine, e cila po të shitej në treg kapte shifra deri në qindra mijëra euro. Identitetet e shqiptarëve nuk u bënë të ditur nga mediat italiane.

 

 

Të fundit