Flash News

KRYESORE

Miley Cyrus tregon se lidhja e saj e parë ka qenë me një vajze

Miley Cyrus tregon se lidhja e saj e parë ka qenë me një vajze

Në dhjetor të 2018-ës, Miley Cyrus u martua me të dashurin e saj Liam Hemsworth. Ajo është bërë e njohur për publikun në të gjithë botën si "Hannah Montana" ndërkohë vazhdon karrierën e saj si këngëtare.

E njohur për lirshmërinë e saj në skenë dhe studio televizive, Miley "shndërrohet" gjithnjë në lajme. E ftuar në programin "RuPaul" ka treguar një sekret për publikun që nuk dihej. Ajo ka rrëfyer se lidhja e parë e saj ka qenë me një vajzë.

"Puthja ime e parë ka qenë me një vajzë, kur isha në gjimnaz. Në Nashville askush nuk mund ta kuptonte po t`ia thoshe këtë gjë”, -ka treguar ajo.

Miley Cyrus është një nga këngëtaret që gjithmonë ka mbështetur komunitetin LGBTQ+ dhe është shprehur se për të seksi dhe gjinia në një lidhje ka shumë pak rëndësi.

Të fundit