Flash News

KRYESORE

Miliardat nuk të bëjnë fitues, PSG sërish jashtë Champions-it

Miliardat nuk të bëjnë fitues, PSG sërish jashtë

Familja Al Thani që ka pronësinë e klubit PSG, që nga viti 2011 e deri më sot ka investuar 1 miliard e 115 milionë Euro në merkaton e transferimeve duke blerë futbollistët më të mirë, por paratë e shpenzuara nuk të shndërrojnë me doemos në një skuadër fituese.

 Sipas ‘Transfermarkt’, pasivi në bilancin e PSG në këto vite është 896 milionë euro. Blerja më e madhe ishte pikërisht ajo e Neymar verën e kaluar, për 222 milionë Euro për të treguar se ekipi ishte i vendosur për të pushtuar Evropën. Brazilianit më pas iu bashkua edhe talenti Kylian Mbappe, për të cilin francezët pranuan që të paguajnë 180 milionë Euro, por edhe këto nuk mjaftuan.

Mos harrojmë që PSG ka fituar trofe, por vetëm brenda kufijve të Francës, 4 tituj në Ligue 1, tre Kupa të Francës, 4 Kupa të Ligës dhe 5 Superkupa të Francës.

Ndërkohë në Evropë dështimi ka qenë i madh dhe klubet që e kanë eliminuar në 6 vitet e fundit në Ligën e Kampioneve janë: Barcelona në çerekfinale të 2013, 2015 dhe në 1/8 e finaleve të 2017, Chelsea në çerekfinale të 2014, Manchester City në çerekfinale të 2016 dhe Real Madrid në 1/8 e finaleve të 2018.

Të fundit