Flash News

KRYESORE

Miliarderi amerikan ofron 800 milionë paund për të blerë stadiumin “Wembley”

Miliarderi amerikan ofron 800 milionë paund për të blerë

Plotë 800 milionë paund është shifra që ofron miliarderi amerikan për të blerë stadiumin anglez, ‘Wembley’. Shahid Khan është pronari i klubit të Fulham, në kategorinë e dytë, por i ekipit Jacksonville Jaguars në futbollin amerikan NFL.

Oferta ndahet në dy pjesë, 500 milionë paund do të paguhen për stadiumin, ndërsa 300 milionë paund do të ofrohen për Federatën e Futbollit.

“Do të përpiqemi të kujdesemi në mënyrën më të mirë të mundshme. ‘Wembley’ do të rikthehej si pronë private, ndërsa Federata e Futbollit do të mund të fokusohej në misionin bazë të saj të zhvillimit të futbollistëve. Besoj se shumë prej jush, në mos shumica, jeni mbështetës të Kombëtares së Anglisë, kështu që shpresoj ta konsideroni këtë mundësi potenciale për t’u bërë realitet”, tha Khan në një deklaratë.

‘Wembley’ ka një kapacitet prej 90 mijë vendesh, më i madhi në Mbretërinë e Bashkuara, ka kushtuar plot 757 milionë paund për t’u ndërtuar dhe është hapur në vitin 2007.

Të fundit