Flash News

KRYESORE

Miliarderi shqiptar blen klubin e Superligës

Miliarderi shqiptar, Naser Ramaj është konfirmuar president i ekipit të Superligës së Kosovë. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare e klubit. Ramaj është biznesmen në fushën e ndërtimit.

“Sot bordi i KF Feronikelit në mbledhjen e parë të këtij viti zgjodhi kryetarin e ri Naser Ramën, ndërsa nënkryetar i parë u zgjodh ish kryetari Agim Kastrati. Bordi me votë unanime zgjodhi kryetarin i ri Naser Ramën, biznismen mjaft i njohur në Mal të Zi, i cili jeton dhe veprimtarin biznesore e zhvillon kryesisht në qytetin turistik të Budvës.

Presidenti Rama në fjalimin me rastin e marrjes së detyrës së re tha se obligimi i vetëm i lojtarëve dhe klubit janë rezultatet dhe suksesi në fushë. Ai zotua se për të gjitha obligimet e tjera do të kujdeset personalisht. Strukturat e reja të KF Ferronikelit po punojnë me intensitet të shtuar për të rikuperuar kohën e humbur nga dorëheqjet zinxhirë që habitën sportdashësit e Kosovës e veçanërisht ata të Drenasit. Lojtarët, Trajneri Munishi, si dhe stafi i klubit theksojnë që me ecurinë e deritanishme janë të bindur te titulli”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Të fundit