Flash News

KRYESORE

Milinkovic-Savic thuajse interist, zbardhet çfarë nuk shkoi mirë

Milinkovic-Savic thuajse interist, zbardhet çfarë nuk shkoi

Interi gjatë merkatos së verës donte një mesfushor të klasit botëror. Klubi italian punoi shumë për të siguruar firmën e Sergey Milinkovic-Savic. Zikaltrit u përpoqën me çdo kusht për t’i dhënë trajnerit Antonio Contes një goditje realisht big dhe përfundimtare në mesfushë, pas Sensit dhe Barella.

Me largimin e mesfushorit Joao Mario dhe sulmuesit Mauro Icardi, u pa qartë se ishte nevojshme për të arritur një akord financiar me presidentin e Lacios, Lotito, por oferta zikaltër (huazim me opsion blerje), nuk u pranua nga drejtuesit lacialë.

Drejtuesi i merkatos së Interit, Marotta, është një admirues i madh i Milinkoviç-Saviç dhe mësohet se do të përpiqet përsëri në merkaton e janarit. Edhe kontrata për Saviç është gati: Pesë sezone me një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon.

Të fundit