Flash News
Shtyhet sërish seanca për Berishën, shkak mungesa e prokurorëve
Investimi në Sazan/ Rama pyetet pse nuk shpall tender kombëtar: Do shqyrtojmë aplikimin
Paraqitet në SPAK, ish-ministri dhe deputeti socialist, Nasip Naço
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Milioner duke nisur nga vera, Rrahmani është lojtari më fatlum shqiptar!
Amir Rrahmanit i kanë mjaftuar 6 muaj në kampionatin italian për të fituar vëmendje kudo. Sot ai kreu vizitat mjekësore te Napoli, ku do të transferohet qershorin e ardhshme.
Në kontratën e tij të re ka plot përfitime të mëdha. Verona ka paguar 2 mln euro për transferimin e tij dhe do ta shesë 14 mln euro. Operacion fantastik.
Kontrata e Rrahmanit me Napolin shkon deri në vitin 2025. Këto 6 muaj ai do të jetë pjesë e Hellas Verona si i huazuar. Rroga e tij vjetore te Napoli do të jetë 1.8 milionë euro. Le ta quajmë milioner!