Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Milionerët e Skënderbeut presin sot në orën 13.00 kundërshtarët e grupit…
Skënderbeu ka ripërsëritur suksesin e verës së 2015-ës, kur u kualifikua në grupet e Ligës së Europës për herë të parë. Tani që kualifikimi u arrit, klubi përfiton direkt shifrën e çmendur: 2.6 milionë euro nga UEFA. Kësaj shume do t’u bashkoheshin edhe 675 mijë eurot për kalimin e tre tureve, që do të thotë në total rreth 3.3 milionë euro. Rregullorja e UEFA-s është e tillë që skuadrat, të cilat futen në grupe të Ligës së Europës, nuk do ta përfitojnë shumën prej 245 mijë eurosh për fazën “play-off”.
Por edhe lojtarët kanë pretendimet e veta në këtë drejtim. Zyrtarisht në klub kanë konfirmuar se do të akordohen 200 mijë euro pas kualifikimit.
Pas përfundimit të ndeshjeve të sotme në Ligën e Europës, janë mësuar edhe emrat e skuadrave dhe ndarjet e tyre në vazo për fazën në grupe të turneut. Skënderbeu është në vazon e katërt, ashtu siç pritej për shkak të koeficientit, ndërsa thuajse në çdo vazo tjetër ka kundërshtarë mjaft të fortë. Shorti i fazës në grupe të Ligës së Europës hidhet sot në orën 13:00.
Ndarja e vazove
Vazo 1: Arsenal, Zenit, Olimpik Lion, Dinamo Kiev, Villarreal, Atletik Bilbao, Lazio, Milan, Viktoria Plzen, RB Salcburg, Kopenhagen, Sporting Braga
Vazo 2: Steaua Bukuresht, Ludogorets, Everton, BATE, Yang Boys, Olimpik Marsejë, Real Sociedad, Makabi Tel-Aviv, Lokomotiv Moskë, Herta Berlin, Austria Vjenë, Nice
Vazo 3: Astana, Partizan Beograd, Hofenheim, Coln, Rijeka, Vitoria Gimaraesh, Atalanta, Zulte Waregem, Zoria, Rosenborg, Sherif Tiraspol, Hapoel Ber Sheva
Vazo 4: Apollon Limasol, Istanbul Basaksehir, Koniaspor, Vitese, Slavia Pragë, Crvena Zvezda, Skënderbeu, Zlin, AEK Athinë, Lugano, Vardar, Ostersunds