Flash News

KRYESORE

Milo e shikon të vështirë një bashkëqeverisje LDK-VV

Milo e shikon të vështirë një bashkëqeverisje LDK-VV

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo mendon se një qeverisje midis LDK-së dhe VV-së do të jetë kohëshkurtër. Ai tregon të gjithë skenarët që mund të ndodhin me këtë koalicion.

“Qeverisja e Kosovës në të gjitha variantet është e vështirë. Mes LDK-së dhe VV e shoh të vështirë sepse kanë programe dhe qasje të ndryshme. LDK dhe VV, dy parti që e kanë të vështirë bashkëqeverisjen. Në të ardhmen kam përshtypjen se ato do të përplasen sërish. Çdo zgjidhje që do të bëhet, sërish Kosova do të shkojë në zgjedhje.

Qeveria e re nuk do të ketë jetëgjatësi, formula për kompromis nuk do të funksionojë. LDK e do postin e presidentit sepse ai post është një letër me vlerë. Nëse LDK merr Presidencën dhe Kuvendin atëherë do ta ketë në dorë VV-në. Në fillim Osmani negocioi me Kurtin dhe në LDK filluan të shfaqen pakënaqësi”, tha Milo në”Open” në Top Channel.

Të fundit