Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Milo Gjukanoviç: Nuk mund të ketë as Serbi të Madhe, e as Shqipëri të Madhe
Presidenti malazez Milo Gjukanoviç deklaroi se nuk mund të ketë as Serbi të Madhe, as Shqipëri të Madhe, e kjo duhet ngulitur mirë, pasi në të shkuarën të tilla ide nacionaliste i akne shkaktuar rajonit shumë viktima. Ai kujtoi se që nga 1990-a ka ekzistuar ideja e Serbisë së Madhe, e cila vijon të jetë ende aktive.
“Nacionalizmi i madh serb kurrë nuk u pajtua me pavarësinë e Malit të Zi dhe vazhdon të ëndërrojë për të rikthyer për ta bërë Serbinë e Madhe, ndërsa Shqipërinë, Kroacinë dhe pjesën tjetër që të zhduket.
Ky është afërsisht plani që ka ekzistuar gjithmonë në vitet 1990 dhe i ka kushtuar rajonit tonë një numër të madh viktimash. Pra, s’mund të ketë as Serbi të Madhe, as Shqipëri të Madhe, në të kundërt mund të ketë vetëm një tragjedi të madhe. Dhe në vend që t’i mësojmë prej atyre përvojave të hidhura në vitet 1990, në vend që të hiqet dorë, siç po shohim, rreth 30 vjet pas, idetë e vjetra po kthehen në tryezë, dhe pjesë integrale e këtyre ideve është nacionalizmi i madh serb, e cila duke përdorur SPC(Kishën Ortodokse Serbe), përpiqet të vazhdojë të përfaqësojë Malin e Zi, të ndikojë në jetën në Mal të Zi si në jetën e një shteti tjetër serb”, tha Gjukanoviç.
Ai shtoi se Mali i Zi nuk pajtohet me këtë gjë dhe shtoi se duhet treguar një rezistencë shumë e palëkundur dhe të fortë ndaj saj.