Flash News

KRYESORE

Milo: Qeveria shqiptare ka përgjegjësi për moshapjen e negociatave me BE-në

Milo: Qeveria shqiptare ka përgjegjësi për moshapjen e

Kryetari i PSD-së Paskal Milo mendon se përgjegjësia për moshapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në, është e qeverinë shqiptare. Dhe kjo sepse nuk arriti që të menaxhojë si duhet procesin e reformave.

“Çdo qeveri, aq më shumë qeveria aktuale shqiptare, ka përgjegjësi për mënyrën se si e menaxhoi procesin e reformave për integrimin. Do të ishte naive në rast se do të përjashtohej përfundimisht përgjegjësia e Shqipërisë por patjetër që kriza e brendshme e BE dhe vizioni që ka Macron, për një reformim të brendshëm të BE, patjetër që ka qenë një pengesë. Kjo penalizoi më shumë Maqedoninë e Veriut, për të cilën nuk pati aq ankesë sa pati për Shqipërinë.”, tha në televizionin Abcnews ish-Ministri i Jashtëm.

Të fundit