Milo: Tre ambasadorë s’na lejuan të arrestonim Sali Berishën

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo shprehet se qëllimi kryesor i ndërkombëtarëve është stabiliteti edhe nëse ka demokraci në nivele të ulëta. Për ta ilustruar këtë,  Milo tregoi se një rast të tillë e kishte pasur gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Jashtme në vitin 1998.

“Pas grushtit të shtetit në vitin 1998, u mblodh Parlamenti për heqjen e imunitetin të Sali Berishës. Gjatë asaj kohe, nën cilësinë e ministrit pata takime me ambasadorin amerikan, gjerman dhe italian. Thuajse njëzëri më tha se nëse arrestoni Sali Berishën, atëherë do u ndërpresim të gjitha ndihmat” , deklaroi Milo, duke e deklaruar se gjithçka e thënë ishte nën përgjegjësinë e tij.