Flash News

KRYESORE

Milo tregon për “paktin” e fshehtë PS-PD për reformën zgjedhore

Milo tregon për “paktin” e fshehtë PS-PD për

Kryetari i PDS-së, Paskal Milo mendon se opozita ka ndryshuar qëndrim sa i përket bojkotit e gjithçka do të ndryshojë pas datës 18 tetor.

“Deri më 18 tetor do të kemi këtë luftë deklaratash dhe përplasjes, pastaj kur të merret vendimi për negociatat do të ketë një qasje tjetër.

Ka edhe një pistë të fshehtë dhe ajo do të funksionojë. Unë e nuhas dhe do të ketë negociata me ndërmjetësim ndërkombëtar, jo publik, për të gjetur konsensusin për atë që nesër do të shpallet si reformë zgjedhore konsensuale. Deklaratat e opozitës dhe të Ramës nuk kanë koherencë, por bëhen në përputhje me zhvillimet e përditësuara”, tha Paskal Milo për emisionin “Open” në Top Channel.

Të fundit