Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Mimi Kodheli dhe Vasilika Hysi janë dy deputete të Partisë Socialiste që, nuk mund t'i qortohen listës së zgjedhjeve të Edi Ramës. E para nga Bashkia, ku ka punuar me Kryeministrin kur ai ishte qytetari i parë i Tiranës, dhe e dyta, nga shoqëria civile, janë dy gra që e kanë siguruar vetë bukën e kurbës ngjitëse në Partinë Socialiste dhe në peizazhin politik.
Kodheli ka provuar edhe rolin 'mashkullor' të ministres së Mbrojtjes ku, përveç 'fikejs së radarëve' nuk mund t'i gjenden anomali të tjera të mëdha. Hysi, duke mbetur deputete ka shpëtuar prej anatemimeve të ububushme dhe ka shërbyer si 'matriarkë' e jurisprudencës në PS. Ato mbeten dy politikane që nuk e ndosin hapësirën publike me injorancën dhe diarrenë verbale dhe epilepsinë mendore që shenjon një pjesë jo të vogël aktorësh politikë.
Ato, për disa mund të jenë simpatike, për disa jo, por antipatike nuk mund të thuhet se janë.
Të dyja, si ta kishin bërë me fjalë, një ditë të prillit të 2018-ës, janë hedhur si të ishin dy vajzuke të reja fare, pas asnjë teklif në shpinën e dy gomarllëqeve. Mimi Kodheli 'i ka dalë kundër' një vendimi të Qeverisë dhe të shefit të saj, Rama, për tarifën në Rrugën e Kombit. Në shikim të parë Kodheli bën detyrën ndaj elektoratit të vet, kur e demonstorn këtë mosdakordësi. Ama, duam s'duam, pozicionimi merr shijen e farsës për vetë kohën kur ndodh: pasi janë konsumuar të gjitha përpjekjet dhe të gjitha debatet. Aq larg ka shkuar koha para Mimit sa janë shuar edhe zjarret që dogjën kabinat e pagesës për të cilën ajo proteston.
Gjithë çka mbetet nga përgjegjshmëria e Kodhelit në raport me elektoratin e saj kuksian është taktika. Duke i shkelur syrin shefit të vet, tashmë kur disidenca zvogëlohet para shkulmit të ngjarjeve që morën përpara shumë gjëra, dhe me strategjinë qeveritare të dështuar (siç e pranoi vetë Rama) , taktikat e vogla janë gjithçka mbetet.
Ish-ministrja e Mbrojtjes ka edhe një element tjetër që i del kundër: këshilltarët socialistë të Bashkisë së Kukësit, që u përjashtuan nga Rama për përkrahje të lëvizjes qytetare kundërshtare e tarifave të kripura të Rrugës. Ideja e Mimit që luan disidenten dhe mbetet në parti, nuk shkon me faktin e këshilltarëve socialistë të Kukësit që janë hallexhinj, por u flakën jashtë PS. Eksponentët e lartë socialistë që dalin kundër taksës, duhet të kërkojnë në të njëjtën kohë 'faljen' e përfaqësuesve të PS në Bashkinë e Kukësit.
Kjo 'pakujdesi' është pergamena ku lexohet farsa.
Në farsë bashkohen, si dy motra të një ideali, Mimi me Vasilikën. Edhe deputetja e Tiranës, duke u kthyer në ditët dhe ndjesitë e kohës kur ishte veprimtare e shoqërisë civile, prodhoi një kundërthënie dhe një bumerang, kur 'i ra vetes' në përpjekje për të mbrojtur 'miqtë' e komunitetit gay. Hysi shigjetoi deputetët e djathtë të cilët munguan në një takim parlamentar me LGBTI, duke thënë se 'ata nuk pranojnë të ulen afër me ju (personat gay), por nuk kanë patur problem të ulen afër kriminelëve në parlament'.
'Amnezia' e Hysit ndoshta është e nënndërgjegjshme, por kriminelët, dhe jo një por disa, kanë qenë shokë dhe kolegë të krahut të majtë në Kuvendin e Shqipërisë. Siç kanë qenë dhe janë edhe në krye të bashkive të fituara nën stemën e Partisë Socialiste. Siç, edhe pasi janë larguar nga parlamenti, u janë besuar nga shefi i saj çelësat e degëve lokale të PS. Pra, janë nxjerrë nga dera e janë futur nga dritarja.
Në të majtë të spektrit, ndoshta, të ulurit afër e afër me përfaqësues të komunitetit gay konsiderohet si njëfarë shelbimi.
Më mirë vonë se kurrë, nuk është gjithmonë mirë, zonja.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38