Flash News

KRYESORE

Mimi Kodheli festoi ditëlindjen, hasjanët e surprizojnë në Londër

Ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen deputetja e PS në qarkun e Kukësit, Mimi Kodheli.

Ndonëse një ditë e veçantë për të, Kodheli e ka kaluar në një takim pune në Londër. Bashkë me përfaqësues të LSI, Kodheli u ndodh në një seminar për Ballkanin Perëndimor, organizuar nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar.

Mirëpo, pas angazhimeve, Mimi e ka festuar këtë ditë. Bashkë me kolegë të LSI, ajo ka darkuar në një nga restorantet e Londrës, ndërsa është suprizuar me tortën e ditëlindjes.

Një tortë me fotografinë e Mimi Kodhelit. “Gëzuar ditëlindjen nga hasjani në Londër”, shkruhej në urimin dedikuar deputetes socialiste në Londër.

Imazhet e festës janë bërë publike në rrjetet sociale nga Ylli Shehu, përfaqësues i LSI në Kukës, ndërsa i pranishëm është edhe Luan Rama, nënkryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim.

 

 

Të fundit