Flash News

KRYESORE

Mimoza Hafizi kundër Lindita Nikollës: Aspak surprizë …Marionetat politike në krye të arsimit …

Mimoza Hafizi  kundër Lindita Nikollës: Aspak surprizë

Edhe nga “Libra” kanë reaguar për kabinetin e ri, por numri 2 i kësaj partie, Mimoza Hafizi, ka reaguar kryesisht për ministren e arsimit, Lindita Nikolla. Ajo kritikat më të mëdha i ka lëshuar në drejtim të arsimit, ku sërish ministre u riemërua Lindita Nikolla ku dhe është shprehur se “marionetat politike në krye të arsimit do kalojnë lehtësisht çdo akt e ligj në favorin e tyre”. Ja postimi i saj:

“Aspak surprizë për askënd vazhdimësia në arsim e Qeverisë! E hidhur për studentët, për nxënësit e mësuesit, por jo për klientët privatë të Rilindjes. Ata le të vazhdojnë të përfitojnë, të tallen, të kënaqen, pasi marionetat politike në krye të arsimit do kalojnë lehtësisht çdo akt e ligj në favorin e tyre. Duke cënuar pa dhimbje hapësirën e vuajtur të arsimit publik.

Ende shpresoj e besoj të ketë rezistencë, LIBRA do të jetë zëri i vlerave në politikë, në mbrojtje të demokracisë dhe interesit publik. Gjithsesi, më mirë Sokrat i vuajtur sesa derr i kënaqur!”

Të fundit