Flash News

KRYESORE

Mimoza Hajdarmataj inkurajon Bashën dhe sulmon Blendi Fevziun: Merret me thashetheme

Mimoza Hajdarmataj inkurajon Bashën dhe sulmon Blendi Fevziun: Merret me

Edhe pse u la jashtë listave të Partisë Demokratike, deputetja Mimoza Hajdarmataj nuk e kursen mbështetjen për kryedemokratin, Lulzim Basha.

Hajdarmataj ka dalë krah Bashës një natë më parë lidhur me deklaratat e tij në “Opinion” ku përmes një statusi në rrjetet sociale sulmon gazetarin Blendi Fevziu se merret me thashetheme.

Statusi i Hajdarmatajt:

Bravo #LulzimBasha.

Në një televizion publik flitet me publikun dhe për interesin publik edhe pse gazetari tenton të merret me thashetheme.

#Republika_e_Re #në_shëbim_të_qytetarëve.

#ekonomi_e_fortë #e_nesërme_e_sigurtë

#voto_PD

#voto_6

 

Të fundit