Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Kongresi i Partisë Socialiste ka sjellë shumë reagime, e vçanërisht në rrjetet sociale. I rradhës ka qenë nga gazetarja Mimoza Koçiu e cila me një status në llogarinë e saj në Facebook ironizon por edhe kritikon në të njëjtën kohë aktualitetin, gjendjen sociale dhe ekonomike të vendit.
Postimi i plotë:
Pas “super imazhit” qe ndoqa dje të shefit të vogël e të madh, pas fjalimeve copy paste, se sa shumë ka bërë Edi Rama për këtë vend, e pas shifrave e renditjeve rajonale e europiane që kryeministri i ulëriti (nuk po zmadhoj), kam ca pikëpyetje që nuk më rrinë me paradën e djeshme: Si një vend që arrin kaq shumë suksese sa dëgjuam dje, pse BE vazhdon të na e mbajë derën mbyllur, edhe pse si kurrë më parë, patëm një Progres Raport të shkëlqyer nga Komisioni Europian? Pse ky vend vazhdon të zbrazet? Të kenë qejf shqiptarët të shkojnë të vuajnë diku tjetër, se sa të shijojne mrekullinë në vendin e vet? A mund te “nxijnë” sukseset portalet e njereëzit në rrjetet sociale, kur në mediat tradicionale informacioni nga qeveria shkon i parapërgatitur? Kë më kujtojnë këto deklaratat për armiq ngado, që nxijnë sukseset, se si të dëgjuara fort me ngjajnë? E pyetja më e rëndesishme: pse dreqin njerëzit nuk i besojnë më përrallat? Të bukura janë e me to jemi rritur p.s. me këtë rast po shoh edhe sa do zbatohen porositë e KM.