Flash News

KRYESORE

"Mimoza llastica" dhuron respiratorë në spitalin "Shefqet Ndroqi"

Zhaklina Dhimojani është e shkëputur nga jeta publike edhe pse thuajse të gjithë mund ta kenë parë rolin e saj të famshëm si "Mimoza llastica".

Zhaklina jeton prej vitesh në Zvicër por ka bërë një gjest prekës dhe human për Shqipërinë e shqiptarët.

Aktorja e njohur për publikun shqiptar, ka dhuruar përmes Ambasadës shqiptare në Bernë, disa respiratorë për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, që do të ndihmojnë më tepër të prekurit nga COVID-19.

Postimi i plotë i Ambasadës

E larguar nga Shqipëria në vitet ‘90-të, Zhaklina Dhimojani Blättler, nuk e ka harruar asnjëherë vendin e saj të lindjes.

Aktorja e njohur për publikun shqiptar, ka dhuruar sot përmes Ambasadës shqiptare në Bernë, disa respiratorë për Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, që do të ndihmojnë më tepër të prekurit nga Covid-19.

Ambasada e RSH në Bernë i shpreh falenderime dhe mirënjohje Z. Blwttler, që gjatë këtyre viteve në Zvicër ka dhënë ndihmën e saj në fushën sociale, ka promovuar artin dhe kulturën tonë në Diasporë dhe ka kontribuar me donacione të ndryshme për Bashkinë e qytetit të Himarës, prej nga ajo ka origjinën.

Të fundit