Flash News

KRYESORE

'Mimoza Llastica' i futet politikës, kandidatë e PS për Këshillin Bashkiak

Nuk janë të pakta rastet që aktorët janë përfshirë në politikë.

Një rast i tillë është edhe ai i Zhaklina Dhimojanit, aktorja e cila u bë e famshme që në fëmijëri me personazhin e dashur të shqiptarëve 'Mimoza Llastica'.

Zhaklina si duket i ka hyrë politikës, fillimisht duke garuar nën siglën e PS si kandidate për Këshillin Bashkiak të Himarës në zgjedhjet e 30 qershorit.

Siç duket edhe nga lista e publikuar nga shqiptarja.com, aktorja e njohur renditet e gjashta ndër kandidatët.

Të fundit