Flash News

KRYESORE

Minatorët 30 minuta afat kryeministrit, ku ndodhet Edi Rama

Minatorët 30 minuta afat kryeministrit, ku ndodhet Edi Rama

Minatorët prej kohësh i kanë kërkuar qeverisë që të miratojë Statusin e Minatorit, mirëpo deri më tani kërkesa e tyre nuk është marrë në konsideratë.  Komisioni i çështjeve sociale dhe shëndetsisë rrëzoi kërkesën për Statusit e Minatorit.

Ditën e sotme punonjësit e nëntokës që në orët e para të mëngjesit janë mbledhur para Kryeministrisë duke kërkuar takim me Ramën. Ata i lanë afat 30 minuta kryeministrit që nëse nuk reagon do të futen me dhunë në Kyreministri. Megjithatë Rama deri më tani nuk ka reaguar.

Mësohet se Kryeministri po zhvillon një takim me Qeverinë dhe nuk dihet akoma se çfarë vendimi kanë marrë në lidhje me kërkesën e minatorëve.  

LEXO EDHE: Përplasje fizike te kryeministria, grushte mes minatorëve dhe policisë: Takim urgjent me Ramën

Të fundit