Flash News

KRYESORE

Minatorët protestë në shi e errësirë para

Minatorët protestë në shi e errësirë para

Dhjetra minatorë po vijojnë protestën pa afat deri në përgjigjen zyrtare nga Kryeministri se deri kur do të miratohet statusi i minatorëve.

Protesta nisi sot në mëngjes ku ishin të pranishëm mbi 300 minatorë. Drejtuesit e protestës shprehen se do të vazhdojnë revoltën e tyre. Mirëpo sot pasdite u rëndua gjendja e protestuesve ku 4 persona kanë përfunduar në spital.

Grupimi vazhdon të qëndrojë ende edhe në këtë orë në mes të shiut para godinës së Këshillit të Ministrave.

Ata shprehen se nuk do të lëvizin nga vendi pa dalë Kryeministri Rama për të na dhënë përgjigje për statusin.

Të fundit