Flash News

KRYESORE

Minatoret protestë para parlamentit: Miratoni statusin, ne nuk ikim

Minatoret protestë para parlamentit: Miratoni statusin, ne nuk ikim

Ndërkohë që është duke u zhvilluar seanca parlamentare, jashtë dyerve të parlamentit janë mbledhur minatorë nga i gjithë vendi për të protestuar dhe për t’i kërkuar qeverisë që të miratojë statusin e tyre.

Nëse kjo nuk ndodh, atëherë ata kanë paralajmëruar se kanë për ta përshkallëzuar protestën deri në momentin që të ketë reagim.

“Kërkojmë nga qeveria që të miratojë statusin e minatorit. Nëse nuk do të miratohet do të përshkallëzojmë protestën në ditët në vazhdim” deklarojnë ata për Report Tv. Në seancën e sotme në Kuvend është parashikuar që të ketë diskutim në njërën nga pikat e rendit të ditës.

Të fundit