Flash News

KRYESORE

Minatori humbi jetën në minierën e Bulqizës, Arbana Osmai ngushëllim të veçantë

Minatori humbi jetën në minierën e Bulqizës, Arbana Osmai

Emisioni i Arbana Osmanit ka një tematik të veçantë dhe shumë të bukur. “Dua të të bëj të lumtur” misioni i këtij emisioni është që të lumturojë dhe të fali sado pak buzëqeshje në fytyrat e secilit që ka nevojë.

Rasti i minatorit i cili humbi jetën ditën e sotme pasi u zu nga një masivgurësh, e bëri Arbanë që të publikonte një foto që tregon pjesë nga xhirimet për sezonin e ri të emisionit të cilin ajo drejton.

Ajo ka shkuar në minierën e Bulqizës, dikë ka bërë të lumtur. Megjithatë qëllimi i fotos së saj nuk ishte vetëm për të treguar copëza nga emisioni, por për t’i shprehur ngushëllime familjes së minatorit të ndjerë.

“Një javë më parë së bashku me @eduart_grishaj dhe Lorina Mixhën xhiruam për #duatëtëbëjtëlumtur 1100 m nën tokë në Minierën e Bulqizës, aty ku sot ka humbur jetën një minator 31-vjecar nga një masiv gurësh. Duke i dërguar ngushellimet më të sinqerta familjes, mezi presim t’ju tregojme këtë sezon historitë më të jashtëzakonshme që vijnë edhe nga nëntoka”,-shkruan në Instagram Arbana Osmani. 

 

Të fundit