‘Mini-Schengeni’ Ballkanik, Richard Grenell ‘godet’ Ramën, Vuçiç e Zaev: Jo pa Kosovën!

Richard Grenell,
Richard Grenell,

Richard Grenell, ambasadori dhe i dërguari presidencial amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi ka përcjellë një mesazh të qartë për liderët e Shqipërisë, Serbisë dhe Malit të Zi sa i takon ‘Mini-Schengenit’ Ballkanik, që në takimin e dytë në Ohër u mbajt pa Kosovën.

Në një komunikim në faqen online të ambasadës amerikane në Berlin, theksohet se nisma është e mirëpritur, por jo pa përfshirë Kosovën.

“Ne mirëpresim nismën për “mini-Shengenin” e Ballkanit Perëndimor si një mënyrë për të filluar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. Ne besojmë se që kjo nismë të jetë e suksesshme, ajo duhet të përfshijë të gjithë në rajon, përfshirë qeverinë e Kosovës. Administrata Trump është e përqendruar për të ndihmuar gjithë rajonin të krijojë mundësi ekonomike dhe punë për të rinjtë”, thuhet në deklaratë.