Flash News

KRYESORE

“Mini-shengeni ballkanik” sjell në Tiranë Vuçiç dhe Zaev

“Mini-shengeni ballkanik” sjell në Tiranë

Presidenti i Kosovës, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev kanë mbërritur në Tiranë, ku janë takuar edhe me kryeministrin Edi Rama në kuadër të samitit për mini-shengenin ballkanik.

Ata kanë filluar takimin informal në ambientet e hotel ‘Rogner’.

Ndërkohë sot në orën 19:00, Rama së bashku me delegacionet pjesëmarrëse do të jenë të pranishëm në Parkun Olimpik.

Ndërkohë, Kosova refuzoi të marrë pjesë sërish. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, pasi refuzoi ftesën deklaroi se derisa Serbia vazhdon të mohojë krimet e kryera ndaj qytetarëve të Kosovës dhe nuk e njeh Kosovën si shtet, iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta.

Nga ana tjetër Lëvizja VV në Tiranë organizon një tubim në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

Të fundit