Flash News

KRYESORE

‘Mini-shengeni ballkanik’, Vuçiç tregon bisedën telefonike me Ramën dhe Zaevin

‘Mini-shengeni ballkanik’, Vuçiç tregon bisedën
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë, dhe atë të Maqedonisë së Veriut, për të cilën njofton në profilin e tij në Instagram. Biseda vjen në kuadër të përgatitjeve për takimin e dytë në Ohër, lidhur me krijimin e “mini Shengenit” midis tre vendeve. “Një bisedë e shkëlqyer me Edi Ramën dhe Zoran Zaev-in përpara samitit të rëndësishëm në Ohër më 9 nëntor”, shkruan Vuçiç në Instagram. Kujtojmë se samiti i parë mes tre liderëve u mbajt në Novi Sad të Serbisë, më 10 tetor, ku u nënshkrua një deklaratë e cila bazohet në zbatimin e lëvizjes së lirë të mallrave, njerëzve dhe shërbimeve.
 
View this post on Instagram
 

"Odličan konferencijski razgovor sa @ediramaal i @zoranzaev uoči važnog samita u Ohridu 9.novembra."

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav) on

Të fundit