Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Preç Zogaj
“Minishengeni” ballkanik, si një projekt që mikson çështje të zgjidhura brenda marrëveshjeve të pranuara europiane me çështje të reja që lidhen me heqjen e barrierave të komunikimit e shkëmbimeve mes vendeve të gadishullit që nuk janë ende anëtare të BE-së, është një përpjekje në frymën e kohës postkonfliktuale në rajon. Është një manovër e zgjuar gjithashtu për t’u përballur me sfidat e integrimit në bllok, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali I Zi, Kosova dhe Bosnja. Bashkë jemi me shumë, thotë një shprehje arbëreshe. Nuk ka dyshim se për BE gjashtë vende me një treg të integruar janë më shumë se po këto gjashtë vende veç e veç. SHBA dhe BE, si mbështetësit e mëdhenj të paqes dhe proceseve integruese euroatlantike në rajon, kanë prej vitesh një politikë konstante të përafrimit dhe bashkëpunimit sa më të ngushtë mes këtyre vendeve. Duan, s’duan, në këto procese ata janë në një varkë. Shqipëria dhe Kosova , vende pa asnjë dilemë sa i takon hyrjes në NATO dhe BE, i kanë gjithnjë në favor nismat integruese dhe vetëm fitojnë duke i shërbyer. Në fakt, për gjithë çfarë kemi fituar deri tani dhe për rëndësinë jetike që ka për ne integrimit euroatlantik, na shkon të jemi protagonistë.
Thënë këto, “minishengeni” ka nevojë për transparencë dhe gjithëpërfshirje në çdo etapë. Vetë çështjet që ka vënë në rendin e ditës janë të tilla që bashkë me vullnetin e mirë për të zgjeruar hapjen, kërkojnë diskutime profesionale dhe vendimmarrje të thelluara politike. Kriticizmi këtu është shumë i dobishëm për të sqaruar, mbajtur apo sjellë në parametrat e interesave kombëtare të gjitha çështjet që lidhen me përfitimet konkrete të Shqipërisë dhe Kosovës. Siç e kemi parë, një numër ekonomistësh profesionistë kanë dhënë mendimet e tyre për çështje që lidhen me tregjet. Askush nuk konteston parimin e tregtisë së lirë. Por brenda kuadrit të debatit se çfarë humb e çfarë përfiton ekonomia jonë në këtë stad ku ndodhet janë ngritur pikëpyetje e formuluar opinione sipas të cilëve Serbia që zbaton për prodhimet e saj politika proteksioniste që nuk i ka Shqipëria do të ishte e avantazhuar në dëm të prodhueseve shqiptarë. Pa hyrë në shifra, kjo duhet e drejtë në parim. Marrëveshjet e tregtisë së lirë mes fqinjëve kanë nevojë për simetri politikash fiskale dhe mbrojtëse . Në këtë rast, nëse është kështu, do t’i takonte Serbisë të bënte hapat para që ka bërë Shqipëria dhe jo të kthehet Shqipëria prapa. Për faktin se shkëmbimet tona janë të orientuara në përqindje shumë të lartë drejt vendeve të BE-së, si Italia, Greqia, Gjermania, e tjerë, disa ekspertë e shohin pa ndonjë ndikim domethënës tregtinë e lirë me vendet fqinje. Sidoqoftë dyshimet dhe kritikat në këtë rrafsh janë të dobishme.
Po ashtu është e domosdoshme transparenca për rolin dhe efektin e një të ashtuquajturi “patronazh” kinez në termat dhe në zbatimin e marrëveshjeve nesër. Shqipëria është vend i hapur, Kina ka vite që është e pranishme me disa investime dhe sipërmarrje në vendin tonë, por kur flasim për transparencë dhe vendimmarrje të studiuara në këtë pikë kemi parasysh prioritetin euro amerikan të aleancave dhe zhvillimeve tërësore të vendit tonë. Shqipëria nuk duhet të përfshihet në projekte që cenojnë sadopak në nivelin makro politikat e BE-së dhe SHBA-së. Për dy lekë më shumë apo për inat të sime vjehrre, si i thonë fjalës, ajo nuk duhet ti lejojë vetes të luajë me dy penxhere apo të flejë me mullixhiun. Kjo jo vetëm nuk do ti kishte hije në aspektin moral, por do të ishte edhe e paleverdishme dhe aventureske përkundrejt përfitimeve realisht të pakrahasueshme që merr e do të vijojë të marrë Shqipëria nga aleanca me SHBA dhe BE në fushën e zhvillimit, sigurisë dhe demokracisë. Ka vend pra për të sqaruar saktë në ç ‘masë mbështetja parimore amerikane dhe europiane për një “minishengen” të vendeve të rajonit mund të përdoret edhe për qëllime të tjera. Edhe në këtë pikë kriticizmi që nuk bie në flateri është i vlefshëm.
Një pikë e tretë që përligj debatin është pozicioni i Kosovës. Këtu duhet bërë menjëherë sqarimi se Kosova nuk është përjashtuar nga kjo nismë, siç lenë të kuptohet jo pa ligësi ata që e dinë, por nuk ka marrë pjesë. Arsyet e mospjesëmarrjes janë komplekse, kryesorja ngjan të jetë fakti që Kosova nuk ka ende një qeveri të zgjedhjeve të fundit, spektri politik është prej muajsh në gjendjen e një fushatë elektorale ku patriotizmi si kartë manifestohet pikësëpari në qëndrimet e forta antiserbe. Askush në Prishtinë në këtë periudhë paqëndrueshmërie dhe rebusesh politike nuk dëshiron të rrezikojë me qëndrime antipopuliste. Kryeministrat, presidentët dhe ministrat e Kosovës janë ulur me dhjetëra herë vitet e fundit në takime të formatit dypalësh e shumëpalësh me homologët serbë. Dy vjet më parë, për shembull, në takimin e Triestes në kuadrin e procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor gjashtë vendet e rajonit kanë firmosur marrëveshjen për tregun e përbashkët . Prania e presidentit të Serbisë, Vuçiç në takime të tilla ka kohë që është konsumuar si risi qoftë në Beograd, qoftë në Prishtinë. Ja pse prania e Presidentit të Serbisë në takimin e Tiranës nuk mund të ishte dhe nuk është një arsye për mospjesëmarrjen e palës kosovare. Politikat e sektarizmit permanent, të sektarizmit me hënë, apo të sektarizmit të orës njëzet e pesë nuk i sjellin asnjë të mirë qytetarëve të Kosovës. As atyre të Shqipërisë. Shumë shpejt drejtuesit e zgjedhur të Kosovës do të jenë të detyruar të ri ulen me palën serbe. Kam bindjen se askush me dy pare mend në Shqipëri nuk do të thotë për ta se po lëpijnë aty ku pështynë. Shqipëria e ka mbështetur Kosovën sa ka mundur në çdo sfidë të saj, para dhe pas pavarësisë. Me fare pak përjashtime, Shqipëria, politikanët e saj dhe gazetarët e saj gjithashtu u kanë dhënë respekt të barabartë përfaqësuesve politikë të Kosovës dhe nuk janë shtyrë t’i gjykojnë ata me gjykime ex -catedra. Kosova nga ana e saj e ka parë me shpresë dhe lauduar deri me tepri vendin amë . Kjo ka qenë e justifikuar nga pozita e saj si vend i pushtuar. Para dhe pas pavarësisë Kosova nuk i ka paragjykuar dhe ca më pak të ketë kërkuar të kushtëzojë marrëdhëniet shtetërore dypalëshe të Shqipërisë me Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut. Shqipëria ka ditur vetë kur duhej ulur marrshi apo perdja në këto marrëdhënie. Kur nuk ka ditur mirë, e kanë ndihmuar partnerët strategjikë. Të cilët Shqipëria dhe Kosova i kanë të përbashkët. E gjithë kjo është një shkollë e mirë që nuk duhet lejuar të bjerë nën goditjet e flukseve amatoreske që ngrihen rëndom në Prishtinë dhe Tiranë. Të kthehemi te “Minishengeni”. Merr apo nuk merr pjesë Kosova, Shqipëria e ka obligim të llogarisë përfitimet e Kosovës nga marrëveshja dhe t’i mbrojë ato. Kjo është më se e kuptueshme për të gjithë.
Ka edhe aspekte të tjera për të cilat mund të ngrihen pretendime, kritika, kundërshtime. Është normale në demokraci. Por si të mos mjaftonin të gjitha këto për të ndërtuar një qëndrim kritik të dobishëm, deri mopranues të “minishengenit” nga ata që e shohin si rrezik, kriticizmi ka shkuar larg me disa “zbulime”, ku spikat ai se takimi i katër liderëve ballkanikë në Tiranë synon krijimin e “Jugosllavisë së re” nën drejtimin e Serbisë!
Tre vende të NATO-s, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut dashkan të hyjnë në suazën e Serbisë jashtë NATO-s ! Mali i Zi që ka bërë referendum për t’u ndarë nga Serbia dhe e mbron me një kurajë të jashtëzakonshme këtë arritje! Shqipëria që nuk është bërë me Jugosllavinë kur ka qenë vetë shumë e dobët dhe kur Jugosllavia kishte brenda Kroacinë, Slloveninë, Kosovën e tjerë, e gjeti të bëhej sot kur ka shtrënguar si asnjëherë tjetër aleancën strategjike me SHBA dhe historia është kthyer në skenë në favor të çështjes shqiptare si asnjëherë tjetër më parë. Shqipëria që nuk ka kufij tokësore me Serbinë do të hyjë nën suazën e Serbisë! Maqedonia e Veriut që përballoi skenarë të përgjakshëm të luftës civile dhe çfarë nuk bëri për të hyrë në NATO dhe në rrjedhat e integrimit evropian!
Krijimi i ish Jugosllavisë është një histori e tërë e papërsëritshme me kontekste paneuriopiane e me gjerë. Shpërbërja e Jugosllavisë është një histori e tillë me kontekste akoma më të gjera. Kur kujton të gjithë këtë lumë ngjarjesh me shtrirje në kohë, “Jugosllavia ” e re që do të lindë nga takimet e “minishengenit ” vjen si një çarje mendore me të cilën nuk ka punë politologjia. Vjen si ajo loja e kalamajve të dikurshëm me pulla që quhej lojë shtetesh.
Kriticizmi mund të jetë konstruktiv dhe destruktiv. Në të dyja rastet ka vlerë. Kur bie në krizë logjike, siç po bie gjerësisht në kohën tonë, kriticizmi nuk është më as destruktiv. Është i shfunksionalizuar në pikëpamje të efektit apo dëmit që llogarit tu bëjë personave të sulmuar. Është thjesht ndotje mendore. Është edhe një dhuratë për kundërshtarin.
Një gënjeshtër rrëzon dy të vërteta, thotë një shprehje e njohur. Në analogji, kriticizmi banal dhe idioteskt e fuqizon atë që sulmohet. Qeveria shqiptare sot e ka aleatin më të madh. Nuk e di sa është realisht e interesuar ta nxisë vetë. Nëse nuk e nxit, i vjen gratis si dhuratë nga qielli për të fshehur brenda saj gabimet dhe dështimet reale. /Gazeta Liberale
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38