Flash News

KRYESORE

“Minimalisht Arta Marku duhet të hetohet”, ish-ministri i Drejtësisë kundër shkarkimit të prokurorit të ‘Tahirit’

“Minimalisht Arta Marku duhet të hetohet”, ish-ministri i

Ish-ministri i Drejtësisë në qëverinë “Rama 1”, Ylli Manjani shprehet kundër vendimit të kryeprokurores Arta Marku, që shkarkoi nga detyra kreun e Prokuririsë së Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.

Sipas Manjanit, kjo lëvizje i shërben mazhorancës, pasi siç dihet, Hajdarmataj po hetonte ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Minimalisht kjo prokurore duhet të ishte nën hetim! Këta e vendosën në vend të Besimit...”, shton Manjani.

Statui i plotë:

Vijon reforma...

—————

Në fillim i dhanë besim, Besimit për të hetuar Sajmirin!

Pastaj i hoqën makinën...

Në vijim i hoqën provat e çështjes dhe i ekstraduan tinëz dhe pa ligj dëshmitarin.

Tani ja hoqën besimin, Besimit!

Ja dhanë prokurores që rrezaton “besim të plotë” , pasi i grabitën postën sekrete!!!

Minimalisht kjo prokurore duhet të ishte nën hetim! Kta e vendosën në vend të Besimit...

Kulmi!

Nuk po i hyj fare analizës se me çfarë ligji bëhen këto lëvizje, se tashmë kta spyesin për ligj!

Të fundit