Flash News

KRYESORE

Ministrat e BE pranojnë marrëveshjen për Brexit

Ministrat e BE pranojnë marrëveshjen për Brexit

Këtë të hënë, në Bruksel, ministrat e BE-së e mbështetën marrëveshjen që u arrit këtë javë për Brexit. Kryenegociatori i BE, Michel Barnier u shpreh i kënaqur që ministrat e mbështetën paketën në përgjithësi, sidomos shtetet anëtare.

Takimi i ministrave të 27 vendeve të BE-së u mbajt pak ditë para takimit të posaçëm që do të mbahet të dielën në Bruksel. Vetëm Spanja ka shfaqur vërejtje për mënyrën se si janë përkufizuar termat në Marrëveshjen e Tërheqjes.

Kryeministrja e Britanisë Theresa May po përballet me shumë vështirësi në vendin e saj për pranimin e marrëveshjes, por BE duket e kënaqur me çfarë është arritur deri tani.

Të fundit