Flash News

KRYESORE

Ministrat e rajonit të gjithë bashkë, kafe dhe diskutime në samitin e Poznanit

Ministrat e rajonit të gjithë bashkë, kafe dhe diskutime në

Ministrat e rajonit janë mbledhur bashkë përpara nisjes së sesionit plenar të samitit të Ballkanit Perëndimor në Poznan. Ata po konsumojnë një kafe, ndërsa bisedojnë me njëri-tjetrin për të tjera bashkëpunime mes shteteve.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj publikoi një fotografi në profilin e tij në Facebook, ku tregoi për këtë kafe speciale.

“Para fillimit të sesionit plenar të Samitit të Ballkanit Perëndimor në Poznan, në bashkëbisedim me Kryeministrat e rajonit.” Shkroi ai.

Me grupin është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Të dy kanë pasur përplasje mes tyre, sa i përket heqjes së taksës 100% për mallrat serbe. Por duket se kjo çështje është lënë pas mes tyre.  Haradinaj në vazhdim, postoi një tjetër video, ku të gjithë janë të ulur në tavolinë, mes tyre edhe kancelaria e Gjermanisë, Angela Merkel gati për të nisur punimet në samit.

“Fillimi i sesionit plenar i Samitit të Poznanit, ku do të diskutojmë për bashkëpunimin rajonal dhe të ardhmen e Ballkanit Perëndimor.”, ishte mesazhi i Haradinajt.

Të fundit