Flash News

KRYESORE

Ministrat e rinj betohen te Presidenti, nisin menjëherë detyrat

Ministrat e rinj betohen te Presidenti, nisin menjëherë detyrat

Pas votimit në Kuvend ditën e sotme, seancë që shënoi edhe rikthimin e opozitës pas 3 muajsh në Kuvend, ministrat e rinj shkuan te Presidenti ku edhe u betuan.

Ministrat dhe zv/kryeministri i ri janë betuar sot në mbrëmje te Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe kështu, ata do të nisin detyrën duke filluar nga dita e nesërme.

Emërimet e ministrave të rinj: 

Zv/kryeministre, Ledina Mandia votohet me 119 vota pro.

 Dritan Demiraj, ministër i Punëve të Brendshme, me 107 vota pro.

Arben Beqiri ministër i Shëndetësisë, votohet me 118 vota pro.

Xhulieta Kërtusha si Ministre e Mirëqenies Sociale votohet me 118 vota

Helga Vukaj ministre e Financave miratohet me 116 vota pro

Mirela Karabina ministre e Arsimit, 111 vota pro.

Gazment Bardhi ministër i Drejtësisë, 106 vota pro.

Të fundit