Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Ministrat e shkarkuar Gjiknuri dhe Qato nisin fushatën elektorale, ‘zhduken’ Nikolla dhe Ahmetaj
Gjashtë ministrat e shkarkuar nga kryeministri Rama dhe ish-zv/kryeministria Senida Mesi po i përjetojnë në mënyra të ndryshme ditët pa impenjime në ekzekutiv.
Damian Gjiknuri dhe Sonila Qato janë parë mjaft aktiv në aktivitete partiake. Ish-kreu i Transporteve dhe Energjitikes, ka pasur një takim me të rinjtë socialist në qytetin e Vlorës, ndërsa ish–ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes është parë në njësinë numer 2 ne kryeqytet duke diskutuar mbi prioritetet kryesore të vitit elektoral.
Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Lindita Nikollën, Arben Ahmetajn, Niko Peleshin dhe Senida Mesin, të cilët nuk kanë publikuar asnjë njoftim lidhur me impenjimet e tyre elektorate, për të cilat janë ngaruar nga Rama.
Ndryshe paraqitet situata për Mirela Kumbaron, e cila duket se kujton me nostalgji ditët krye të Ministrisë së Kulturës, teksa ka publikuar imazhe nga puna e saj përgjatë gjashtë viteve.