Flash News

KRYESORE

Ministrat Lleshaj dhe Gjonaj në Berlin për çeljen e negociatave. U ofrojnë gjermanëve 'kokën e Dakos'

Ministrat Lleshaj dhe Gjonaj në Berlin për çeljen e

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe ajo e Drejtësisë, Etilda Gjonaj janë prej dy ditësh në kryeqytetin e Gjermanisë, në takime me parlamentarë dhe qeveritarë, si pjesë e përpjekjeve për të 'kthyer mendjen' e politikanëve gjermanë për negociatat e antarësimit të Shqipërisë në BE.

Ata janë takuar me dyshen kyçe të 'progres-raportit' të Shqiprëisë në Bundestag Wadephul dhe Schmidt. Dyshja e parlamentarëve gjermanë ka shprehur kritika dhe skepticizëm me të cilat publiku shqiptar është i njohur, përmes deklaratave të tyre të forta të publikuara në median e Tiranës.

Wadephul i ka konsideruar, si shtyrjen e zgjedhjeve lokale edhe tërheqjen e kryeministrit, si 'jo tabu'.

Në bisedën e djeshme të ministrave shqiptarë me parlamentarët gjermanë kanë qenë të pashmangshme edhe përgjimet e sapopublikuara të BILD, gazetës me tirazhin më të lartë në Europë.

Burimë të Politiko.al në Bundestagun gjerman, thonë se ministrat Lleshaj dhe Gjoni ka ofruar edhe 'kokën e Vangjush Dakos' në këmbim të negociatave. Ata i kanë siguruar bashkëbiseduesit se kanë filluar edhe lëvizjet për procedimin dhe më pas arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit.

Dyshja e qeverisë shqiptare, me sa duket ka shkuar në hullinë e përgatitur në daljet e djeshme dhe të mbrëmshme të Ramës dhe eksponentëve të tjerë socialistë, të cilët janë munduar të theksojnë faktin se Dako nuk është më kandidat i PS për Bashkinë e Durrësit. Moskandidimi, jo vetëm i heq 'imunitetin politik' Dakos, por edhe shpëton PS dhe garën e saj njëpalëshe të 30 qershorit nga një njollë tjetër, e cila do të zgjonte edhe më shumë kritika gjermane.

Të fundit