Flash News

KRYESORE

Ministrat ndalohen të bëjnë fushatë me makinat e punës dhe administratën

Ministrat ndalohen të bëjnë fushatë me makinat e punës

Kryeministri Edi Rama u kërkon titullarëve të ministrive dhe organeve në varësi që të marrin masat e nevojshme për ndalimin e vënies në përdorim për subjektet e administratës publike si dhe të burimeve të ndryshme, pronë e administratës publike për zgjedhjet e 18 qershorit.

Nëpërmjet një urdhri për ndalimin e përdorimit të mjeteve dhe fondeve të administratës nga subjektet zgjedhore të miratuar në qeveri ministrat do të ndalohen të përdorin asete të administratës publikë.

Në urdhrin e shpërndarë nga Kryeministria saktësohet se gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, automjetet shtetërore si dhe karburanti në përdorim të titullarit apo institucionit ndalohen të përdoren për veprimtari të fushatës së subjekteve zgjedhore.

Të fundit