Flash News

KRYESORE

Ministrat teknikë, Rama: Do të shkarkohen me 26 qershor

Ministrat teknikë, Rama: Do të shkarkohen me 26 qershor

Kryeministri Edi Rama, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinion’ të Blendi Fevizut, ka zbardhur edhe marrëveshjen me kreun e PD-së, Lulzim Basha në lidhje me ministrat teknikë.

Rama është shprehur se ata do të qëndrojnë deri më datën 25 qershor, dhe nëse PS-së fiton zgjedhjet me 26 nuk do të jenë ministra.

“Kjo është një qeveri për të trajtuar një problem të cilit nuk i gjendet shoku në glob, që është problemi tradicional i zgjedhjeve të kontestuara. Është një zgjidhje për një problem shqiptar. Dhe ajo që ka rëndësi është se opozita ka sytë dhe veshët brenda qeverisë. Do të jenë deri më 25 qershor. 

Nëse 25 qershor partia socialiste del fitues, ministrat teknikë me 26 nuk do të jenë më. Gjithçka është për zgjedhjet dhe në këtë aspekt marrëveshja ka një të mirë të madhe, sepse për të parën herë pas zgjedhjeve ne të kemi një humbës, dhe një fitues, dhe humbësi të përgëzojë fituesin.”, -tha Rama.

Të fundit