Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Ministres së re të Arsimit i publikohet plagjiatura që ditën e parë të punës
Studiuesi Vladimir Kola ka publikuar një artikull shkencor të ministres së re të Arsimit, Evis Kushi dhe pretendon se 70 % e artikullit është plagjiaturë.
Kola, në një reagim në rrjetet sociale, shkruan se artikullit shkencor me titull “Political transition , Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania”, i vitit 2010, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, është kopjuar nga një tjetër artikull shkencor me titull “Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-wave Democracies”, i vitit 2007, me autor Eric Chang.
Studiuesi nuk përjashton mundësinë që artikulli “Political transition , Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania”, të jetë përdorur nga autoret (apo nga njëra autore), si një ndër shkrimet shkencore, për të marrë tituj akademikë si Profesor i Asocuar ose Profesor.
Gjatë prezantimit që i bëri dje, kryeministri Edi Rama, për ministren e re të Arsimit u shpreh i bindur se doktoraturën nuk e ka plagjiaturë se e ka bërë në Angli, por ministrja siç duket paska "kopjuar" për një artikull shkencor.
"Kemi garancinë që Evis Kushi, që do të marrë stafetën, nuk është subjekt i plagjaturës se doktoraturën e ka bërë në Angli, është si me provë si të thuash." tha Rama.
Ky nuk është rasti i parë që publikohen plagjiatura nga radhët e "Rilindjes", pasi më parë i është publikuar dhe ish-zv.ministrit të Arsimit Ervin Demo dhe dy deputetëve Blerina Gjylameti dhe Taulant Balla.
Postimi i plotë:
MINISTRJA E RE E ARSIMIT EVIS KUSHI (CAKU), SI BASHKËAUTORE, ME ARTIKULL SHKENCOR 70% PLAGJIATURË (TË KOPJUAR)
Natyrisht nuk mund t’i mohohet znj. Evis Kushi (Caku) Doktoratura në Staffordshire University (Mbretëri e Bashkuar) dhe shkrimet e tjera shkencore, por nga kontrolli im në internet rezulton se 70% të artikullit shkencor me titull “Political transition , Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania”, i vitit 2010, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, është kopjuar nga një tjetër artikull shkencor me titull “Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-wave Democracies”, i vitit 2007, me autor Eric Chang.
Artikulli shkencor i kopjuar me titull “Political transition , Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania”, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, është paraqitur nga autoret në një konferencë shkencore me titull <<6th International Conference of ASECU, "Economic development, tax system and income distribution in the countries of Southern and Eastern Europe">> që është mbajtur në Fakultetin e Ekonomisë, në Podgoricë, Mal i Zi, më 20-22 maj 2010.
Nuk përjashtohet mundësia që artikulli “Political transition , Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania”, të jetë përdorur nga autoret (apo nga njëra autore), si një ndër shkrimet shkencore, për të marrë tituj akademikë si Profesor i Asocuar ose Profesor.
Artikulli shkencor i kopjuar me titull “Political transition , Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania”, i vitit 2010, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, gjendet i plotë në internet dhe mund të konsultohet lirisht, në këtë adresë (te dokumenti PDF shih faqet 21-36):
http://www.asecu.gr/…/6th-international-conference-asecu-po…
Artikulli shkencor origjinal me titull “Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-wave Democracies”, i vitit 2007, me autor Eric Chang, gjendet i plotë në internet dhe mund të konsultohet lirisht, në këtë adresë:
https://afrobarometer.org/…/Working%20pap…/AfropaperNo79.pdf
Në artikullin “Political transition , Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania”, 2010, me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi, janë kopjuar nga artikulli origjinal teksti dhe referencat (burimet e tjera shkencore). Madje, është edhe interesante të vihet në dukje se disa vlera numerike në përqindje, që gjenden në artikullin origjinal (2007, faqja 13) për shtete të ndryshme të Azisë, në lidhje me perceptimin e pabarazisë, janë paraqitur të njëjta si vlera në artikullin e kopjuar (2010, faqja 34) për ca qytete të Shqipërisë. Pra, në artikullin e kopjuar, thjesht janë hequr shtetet e Azisë dhe në vend të tyre janë vendosur ca qytete të Shqipërisë, por vlerat numerike, në lidhje me perceptimin e pabarazisë, janë të njëjta në artikullin e vitit 2007 (shtete të Azisë) dhe 2010 (qytete të Shqipërisë). Edhe konkluzionet, në artikullin e vitit 2010 janë të njëjta me konkluzionet e artikullit të vitit 2007.
Te bibliografia e artikullit të kopjuar “Political transition , Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania”, 2010, është vendosur “Political corruption and income inequality in third waves democracy, Eric Chang” (shih faqen 35 te dokumenti PDF), por siç mund të vihet re titulli i artikulli origjinal është shënuar i pasaktë dhe pasaktësia duhet të jetë e qëllimshme, për të mos zbuluar burimin origjinal për lexuesin, duke pasur parasysh edhe faktin se titulli i saktë i artikullit origjinal dhe titulli i artikullit të kopjuar, janë pothuajse të njëjtë.
Gjithsesi, edhe sikur te bibliografia e artikullit “Political transition , Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania”, 2010, të ishte vendosur titulli i saktë i artikullit origjinal (shih faqen 35 te dokumenti PDF), “Eric Chang, 2007, Political Transition, Corruption, and Income Inequality in Third-wave Democracies”, do të mbetej fakti se nga artikulli origjinal i vitit 2007 me autor Eric Chang, është kopjuar 70% në artikullin e vitit 2010 me autore Marsida Ashiku dhe Evis Kushi.
Më poshtë, po vendos në formë fotoje, krahasimin e një pjese të teksteve të kopjuara.
https://www.facebook.com/vladimir.kola.3517/posts/3190829987701907
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38