Flash News

KRYESORE

“Ministri Ahmetaj kalon fundjavën te resorti i Klement Balilit”

“Ministri Ahmetaj kalon fundjavën te resorti i Klement Balilit”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shkruar se Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj ka kaluar fundjavën në resortin “Santa Quaranta” që zotërohet nga Klement Balili.

Përmes një statusi në rrejtin social “Facebook”, Berisha duke iu referuar denoncimit të qytetarit dixhital shton se Ahmetaj është aksioner tek resorti.

Balili është prej më shume se një viti në kërkim nga organet ligj zbatuese, pasi dyshohet se ka trafikuar lëndë narkotike në sasi të mëdha në disa shtete evropiane, duke përfshirë Greqinë, Italinë dhe Belgjikën.

Statusi i plotë:

Arben Ahmetaj, alias ministri Zho Zho, kalon pushimet e fundjaves ne resortin e Klement Balilit! Perflitet si bashkaksioner!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Doktor sot isha ne Sarande

dhe kurioziteti me çoj te shihja Santa Quaranten biznesi vazhdon normalisht atje dhe pse pretendohet se eshte mbyllur Ben Ahmetaj me shoqe atje i kalojne fundjavat.Ketu te gjithe flasin se ai eshte aksioner me balilin?!”

Të fundit