Flash News

KRYESORE

Ministri belg: U vonua arrestimi i Safet Bajrit, dënimin do e vuajë në Shqipëri

Ministri belg: U vonua arrestimi i Safet Bajrit, dënimin do e vuajë

Ministri i Drejtësisë së Belgjikës, Koen Geens ka folur për arrestimin e Safet bajrit pak ditë më parë. Në një emision televiziv beg, Geens është shprehur se ka pasur vonesa në dërgimin e dosjes së Bajrit në Shqipëri.

“Vonesa në arrestim nuk është për shkak të belgëve. Diçka shkoi keq në procedurat për dënimin e tij. Shërbimet tona mund të kishin punuar më mirë. Nëse Belgjika dhe departamenti i Emigracionit nuk do e kishte dëbuar Rustemin, nuk e di nëse këto fakte do të kishin dalë në dritë në Shqipëri. Bashkëpunimi mes dy agjencive ka qenë shumë i mirë”, u shpreh ministri belg.

Ai ka thënë gjithashtu se me shumë gjasë Safer Bajri do ta vuajë dënimin në Shqipëri pasi midis dy vendeve nuk ka marrëveshja ekstradimi.

“Ka shumë mundësi që Rustemi ta vuajë dënimin e tij në Shqipëri, pasi mes dy vendeve nuk ka një marrëveshje. Do kishte qenë më mirë që ky person të mos ishte larguar nga Belgjika, pasi Bajri ka 3 dënime në Belgjikë me 9, 5 dhe 8 vite burg”, tha Geens.

 

Të fundit