Flash News

KRYESORE

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Islami nuk i përket shtetit tonë

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Islami nuk i përket shtetit

Ministri i ri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer, është shprehur se feja islame nuk i përket shtetit gjerman.

“Islami nuk i përket Gjermanisë”, ka thënë ai duke mbajtur një qëndrim që bie në kontrast me atë të mbajtur deri më tani nga Merkeli.

Seehoferi është shfaqur me kohë si kritik i politikave të refugjatëve të Kancelares, por një pohim i tillë, i parë si përpjekje për të siguruar mbështetjen e votuesve të “AfD”-së së ekstremit të djathtë, e vendos në kurs të hapur përplasjeje me shefen e ekzekutivit.

Merkeli deklaroi në vitin 2015 se besonte me forcë që Islami është pjesë e Gjermanisë, duke i bërë kështu jehonë fjalëve të ish-presidentit Christian Wulff.

Në një intervistë për “Bild”, Seehofer shprehet se “Gjermania, është formëzuar nga Krishtërimi dhe nuk ka përse heq dorë nga traditat e saj”.

Ai shtoi gjithashtu se ka ndërmend të klasifikojë më shumë shtete si “vende të origjinës së sigurtë”, gjë që do ta lehtësonte deportimin e azilkërkuesve të refuzuar.

Të fundit