Flash News

KRYESORE

Ministri i Brendshëm: Implikimi i policisë në kultivimin e kanabisit, një nga arsyet e shtimit të tij

Ministri i Brendshëm: Implikimi i policisë në kultivimin e

 Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa ka deklaruar se ka pasur një sër arsyes për shtimin e kanabisit në Shqipëri, dhe njëra prej tyre ka të bëj më implikimin e policisë në kultivimin e kësaj bime ,  madje ky fenomen ka shkuar deri në nivel drejtuesish.

“Në 2016 pati një fenomen masiv të kultivimit të kanabisit dhe është rezultat i disa arsyeve. Së pari u quajt e kapërcyer me goditjen në Lazarat dhe Dukagjin, strukturat u gjetën të papërgatitura. U rrit oferta në tregun evropian të kanabisit dhe ajo që do ta konsideroja të dëmshëm është se një pjesë e policisë u implikua. Kjo bëri që edhe policia mos kishte forcën e duhur për të reaguar. Ishte një realitet që u pa me shumë përgjegjshmëri nga qeveria.

Kjo ishte arsye që qeveria përgatiti një plan të posaçëm kundër kanabisit. Duke mos e konsideruar si nëj çështje që i përket vetëm policisë së shtetit. Përcaktoi një sërë masash që do ta shihnin nga një këndvështrim tjetër dhe një nga gjerat e domosdoshme ishte për të bërë një ndarje mes fermerëve dhe grupeve kriminale”

Të fundit