Flash News

KRYESORE

Ministri britanik për Evropën vizitë në Tiranë: ‘Peshqit e mëdhenj’ të mos dalin nga rrjeta

Ministri britanik për Evropën vizitë në Tiranë:

Ministri britanik për Evropën, Sir Alan Duncan ka nisur një vizitë zyrtare në Tiranë ku ka marrë pjesë edhe në nisjen e operacionit ‘Forca e Ligjit’. Duncan e konsideruar krimin e organizuar në Shqipër një plagë që duhet luftuar bashkarisht, pasi ka efekt në Ballkan dhe deri në Mbretërinë e Bashkuar.

Sir Duncan bëri thirrje që ‘peshqit e mëdhenj’ të mos dalin nga rrjeta, por të ndiqen penalisht dhe të dënohen, në mënyrë që Shqipëria të jap mesazhin e se e ka seriozisht luftën kundër krimit.

“Shqipëria ka treguar me veprimet e saj kundër kanabisit se ç’mund të arrijë më vullnetin politik, pra se mund të arrijë gjithcka dhe duhet të ketë një fund në lidhje me mosndëshkueshmërinë pasi peshqit e mëdhenj duhet të kapen, nuk duhet të dalin nga rrjeta. Nëse individë të tillë ndiqen penalisht dhe dënohen ky do të jetë një mesazh i qartë se Shqipëria e ka seriozisht luftën lundër krimit të organizuar", është shprehur ministri britanik.

Sir Alan Duncan do të takohet me zyrtarët më të lartë të Shqipërisë dhe pjesë e diskutimeve do të jetë edhe organizimi vitin e ardhshëm në Londër të samitit të ‘Procesit të Berlinit’ për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pas Tiranës, Duncan do të udhëtojë për në Prishtinë.

 

Të fundit