Flash News

KRYESORE

Ministri Bushati drekon me homologun, ul tensionin me Greqinë: Biseduam për disa çështje ...

Ministri Bushati drekon me homologun, ul tensionin me Greqinë:  Biseduam

Pas qëndrimeve të acaruara të Greqisë, lidhur me Himarën dhe minoritetin grek,  Bushati ka shfrytëzuar rastin sot për ta takuar homologun grek në Nju Jork , ku patën edhe një drekë pune, dhe të flisnin hapur për problemet si dhe disa çështje dypalëshe.  Qëndrimi në Nju Jorg për punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së i ka shërbyer Ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, për të zhvilluar disa takime të rëndësishme me homologët e vendeve anëtare.

Kështu Bushati ka zhvilluar një drekë pune me kreun e diplomacisë greke Nikos Kotzias. Bushati thotë se me mikun dhe kolegun e Greqisë bisedoi për disa çështje rreth bashkëpunimit dypalësh Shqipëri-Greqi.

Bushati gjithashtu takoi edhe Minsitrin e Jashtëm të Tunizisë, Khemaies Jhinaoui, me të cilin nënshkroi marrëveshjen për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike, si dhe e ftova humologun për një vizitë në Shqipëri.

“Zhvillimet e fundit në Tunizi janë pozitive në rrugën e ndërtimit të demokracisë të një shoqërie të hapur, shembull i suksesit të të ashtuquajturës Pranvera Arabe” shkruan Bushati.

Të fundit