Flash News

KRYESORE

Ministri Çuçi pranon dështimin me subvencionimin e matrikulimit: Problem që kërkon zgjidhje

Ministri Çuçi pranon dështimin me subvencionimin e

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Blendi Çuçi, i ftuar në “Top Talk” ka pranuar dështimin me subvencionimin e matrikulimit, premtim i qeverisë. Ministri i linjës tha se ky proces ka probleme dhe se po tentohet që t’i jepet zgjidhje.

“Ky është problem që kërkon zgjidhje dhe do bëj një ligj për ta ridimensionuar shërbimin veterinar. Sepse nuk është vetëm çështja e matrikullimit, por me veterinarinë fillojnë të gjitha problemet që dalin pastaj në tavolinë tek konsumatori, për sa i përket prodhimeve shtazore. Do ndalojmë me seriozitet tek kjo çështje”, tha ai.

Gazetari Dyrnjaja, e pyeti ministrin nëse ka dijeni që nëpër thertore futet mish i pamatrikulluar dhe se një gjë e tillë është provuar edhe në emisionin ‘Top Story’. Zoti Çuçi tha se kjo nuk qëndron.

“Në thertoret e licencuar nuk hynë asgjë, asnjë mish i pamatrikluluar. Nëse hynë ndonjë nga dritarja, hajde ta kapim! Kemi mbyllur 80% të thertoreve. Kemi disiplinuar tregun. Nuk hyn asnjë mish i pamatrikulluar se i mbyllet aktiviteti”, u shpreh Çuçi.

Të fundit